Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Osmani uron Macronin

nga Venera Grabanica24 prill 2022

Presidentja e Kosovës e ka uruar Presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili sot ka fituar mandatin e dytë.
Osmani ka thënë se mbështetja e Macronit është kyçe për rrugën tonë të qëndrueshme euroatlantike.
“Unë e përgëzoj Presidentin Emmanuel Macron në rizgjedhjen e tij sonte. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe. Mbështetja e tij është kyçe për rrugën tonë të qëndrueshme euroatlantike”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Macroni ka fituar 58.2 për qind të votave.
Rivalja e tij e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, ka fituar 41.8 për qind të votave të balotazhit në zgjedhjet me daljen më të madhe të votuesve në pesëdhjetë vitet e fundit në Francë./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →