🇽🇰 Kosova
Osmani uron Krishtlindjen ortodokse: Qoftë kohë reflektimi, gëzimi e bashkimi…
nga Venera Grabanica7 janar 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjen për të gjithë besimtarët ortodoks në vend.
Osmani përmes një postimi në “X”, u shpreh se kjo festë është kujtesë e fuqisë së dashurisë, solidaritetit dhe shpresës, që janë vlera që na bashkojnë dhe forcojnë si komunitet, shkruan IndeksOnline.
“Në këtë ditë festive, të gjithë të krishterëve ortodoksë u uroj paqe, harmoni dhe begati në shtëpitë e tyre. Kjo festë është një kujtesë e fuqisë së dashurisë, solidaritetit dhe shpresës—vlera që na bashkojnë dhe forcojnë ne si komunitet. Qoftë kjo një kohë reflektimi, gëzimi dhe bashkimi për të gjithë ata që festojnë. Gëzuar Krishtlindjet të gjithë besimtarëve ortodoksë!” ka shkruar Osmani.











