RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani uron Francën: Jemi të lumtur për të arriturat tuaja

nga E.Bullaku14 korrik 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Francën me rastin e Ditës Kombëtare të Francës-Dita e Bastijës.
Osmani video-mesazhin për këtë ditë e ka adresuar në gjuhën frënge, ku ka theksuar se ndihet e lumtur për të arriturat dhe për miqësinë mes dy kombeve.
“Jam shumë e lumtur që sot, në ditën e kombit tuaj, kam mundësi t’ju uroj në gjuhën e këtij kombi të madh, për ditën tuaj nacionale. Kombi juaj, ndër më të hershmit në Evropë i ka dhënë shumë qytetërimit perëndimor. Përpjekja juaj i dha Evropës shembullin e pajtimit, të bashkimit rreth vlerave të lirisë dhe barazisë, por edhe të unitetit kombëtar të popullit francez. Sot ju e festoni me krenari atë si ditën e kombit tuaj. Ne, miqtë tuaj jemi të lumtur për të arriturat tuaja dhe për miqësinë mes dy kombeve e vendeve tona”, thuhet në mesazhin e Osmanit.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →