Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani uron Bidenin

nga Venera Grabanica20 janar 2021

U.D e presidentes, Vjosa Osmani pas inaugurimit të Joe Bidenit ka thënë se në krye të shtetit tonë aleat, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej sot është miku i Kosovës.

Osmani e ka uruar Bidenin për marrjen e postit të presidentit të SHBA-ve përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Në krye të shtetit tonë aleat, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej sot është miku i Kosovës, presidenti Joe Biden. Në cilësinë e u.d. Presidentes, i uroj mbarësi në postin e presidentit të SHBA-ve, me besimin e fuqishëm se amerikanët kanë bërë zgjedhjen e duhur dhe se demokracia e këtij shteti do të vazhdojë të jetë referencë për gjithë globin”, ka shkruar ndër të tjera Osmani,

Ajo tutje ka shtuar se Amerika është sinonim i demokracisë dhe promovimit të vlerave. Sipas saj, raportet e shkëlqyeshme të Kosovës me SHBA-të, janë jo vetëm miqësore, por ekzistenciale.

Në krye të shtetit tonë aleat, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej sot është miku i Kosovës, presidenti Joe…

Posted by Vjosa R. Osmani on Wednesday, January 20, 2021

Presidenti i ri i zgjedhur amerikan Joe Biden, sot është betuar si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →