Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani udhëton në Bruksel për samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

nga Kaltrina Berila12 dhjetor 2023
Osmani udhëton në Bruksel për samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Me ftesë të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Bruksel, ku do ta përfaqësojë vendin në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Sipas një komunikate nga zyra e presidencës,nNë takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Osmani do të diskutojë nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit në dritë të sfidave të vazhdueshme të sigurisë në rajon dhe më gjerë, duke filluar me mbështetjen për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës.

“Liderë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel ndër të tjera do të diskutojnë për procesin e zgjerimit dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkërendimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta”, thuhet në komunikatë.

Në kuadër të samitit, Presidentja po ashtu do t’i informojë krerët e shteteve dhe të BE-së lidhur me situatën e sigurisë në vend, pas sulmit të agresionit të Serbisë më 24 shtator./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →