⚽ Sport
Osmani ua dorëzon flamurin skiatorëve tanë, Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj
nga Venera Grabanica28 janar 2026
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri të ditur se ua ka dorëzuar flamurin e Republikës së Kosovës skiatorëve Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano–Cortina 2026”.
“Sot ua dorëzova flamurin e Republikës së Kosovës skiatorëve tanë, Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, të cilët do ta përfaqësojnë vendin tonë me dinjitet në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, me besim, përkushtim dhe krenari për shtetin tonë”, shkuan Osmani ku ka ndarë edhe videon nga momenti i dorëzimit të flamurit.
Ajo u uroi suksese dhe i ftoi ta lartësojnë flamurin e Kosovës.










