Osmani takohet me përfaqësuesit e ekipit ndërlidhës të NATO-s, flasin për situatën e sigurisë në Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim drejtorin në largim të ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjeneral brigade Ralf Peter Hammerstein, si dhe drejtorin e ardhshëm të NALT-it, gjeneral brigade Christian Naërat, të shoqëruar nga Shefja e sektorit të Operacioneve Aktuale nga Selia e NATO-s, Ariella Viehe.
Presidenca njofton se gjatë takimit, Presidentja Osmani falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e thellë për bashkëpunimin dhe shërbimin njëvjeçar të Gjeneral Hammerstein duke i dëshiruar suksese në përgjegjësinë e ardhshme dhe karrierën e mëtejme ushtarake.
“Gjithashtu, drejtorit në ardhje, gjeneralit Naërat, i dëshiroi suksese duke besuar se në mandatin e tij sipas traditës së deritashme, niveli i bashkëpunimit të ndërsjellë do të vazhdojë në kuadër të mandateve respektive.”, thuhet në njoftim
“Presidentja Osmani në këtë takim ritheksoi përkushtimin për maksimizimin e mundësive të bashkëpunimit Kosovë-NATO për zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të FSK-së me standardet më të larta të NATO-s, të gatshme dhe të ndërveprueshme me forcat aleate dhe partnere të NATO-s në misione të përbashkëta, krahas synimit tonë strategjik shtetëror drejtë anëtarësimit të plotë në NATO.”, vijon njoftimi
Në takim u diskutua edhe për situatën aktuale të sigurisë në vend, ku Presidentja Osmani ndër të tjera theksoi se, NATO dhe KFOR-i kanë besueshmëri të lartë nga qytetarët e Kosovës në misionin për paqe dhe siguri në vendin tonë.











