Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani takohet me Macronin: Kosova e përkushtuar për fuqizim të pozitës ndërkombëtare

nga Kaltrina Berila4 tetor 2024
Osmani takohet me Macronin: Kosova e përkushtuar për fuqizim të pozitës ndërkombëtare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar përkushtimin që e ka Kosova për bashkëpunim dhe fuqizim në pozitën ndërkombëtare.

Ajo është pritur në Francë nga presidenti Emmanuel Macron dhe Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Louise Mushikiwabo.

Presidentja gjendet në Francë me ftesë të Macronit, për ta përfaqësuar Kosovën në samitin e krerëve të shteteve, pjesë të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

“Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →