Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e profesorit Metaj: Puna dhe kontributi i tij do të mbetet testament

nga B G2 shkurt 2024
Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e profesorit Metaj: Puna dhe kontributi i tij do të mbetet testament

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për familjen e miqtë e profesorit Kadri Metajt, i cili vdiq sot në moshën 70-vjeçare.

Ajo ka thënë se puna dhe kontributi i tij në sferën akademike, do të mbetet testament dhe kujtim i përhershëm për të.

“Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.

I përhershëm qoftë kujtimi për profesor Kadri Metajn!”, thuhet në telegramin ngushëllues të Osmanit.

Ngushëllimi i Osmanit:

E nderuar familje Metaj,

Jam thellësisht e pikëlluar nga shuarja e filozofit e profesorit universitar, Kadri Metaj.

Puna dhe kontributi i tij në sferën akademike, do të mbetet testament dhe kujtim i përhershëm për të.

Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, Universitetit të Prishtinës dhe Shoqatës së Filozofëve të Kosovës!

Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.

I përhershëm qoftë kujtimi për profesor Kadri Metajn!

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →