Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadorit jorezident të Estonisë

nga E.Bullaku31 maj 2021

Presidentja Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit jorezident të Estonisë në Kosovë, Sander Soone.

Osmani i ka uruar mirëseardhje Soone-sit dhe e ka falënderuar për mbështetjen e Estonisë ndaj Kosovës.

Presidentja ka shfaqur shpresën në mbështetjen e mëtejme në Estonisë në rrugën evropiane të Kosovës, duke llogaritur në mbështetjen e saj edhe në organizata e mekanizma të tjerë ndërkombëtar.

Më tej, presidentja ka diskutuar me ambasadorin për vizitën e saj në Estoni në pjesën e parë të qershorit, duke e konsideruar si një mundësi të mirë për vendosjen e bashkëpunimit në shumë sfera të interesit të përbashkët, e posaçërisht në atë të modelit transformues shtetëror të teknologjisë informative në ofrimin e shërbimeve për qytetarët për të cilën gjë ky shtet njihet në nivel global.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit bilateral./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →