Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani për takimin me liderët e partive: Ky është vetëm fillimi, Kosova ka nevojë për Kuvend

nga B G14 maj 2025
Osmani për takimin me liderët e partive: Ky është vetëm fillimi, Kosova ka nevojë për Kuvend

Presidentja Vjosa Osmani ka folur për takimin që ka thirrur të mbahet nesër me liderët e partive politike për të gjetur një zgjidhje për formimin e institucioneve të reja.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u deklarua edhe rreth takimit të nesërm me liderët e partive politike .

Në një konferencë për media pas takimit me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, ajo tha është e nevojshme që sa më parë të konstituohet Kuvendi, pasi është në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve.

“Si institucion i Presidencës jemi në zbatim të detyrave kushtetuese dhe siç e dini neni 84 përcakton që presidentja e vendit ka për detyrë që të garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve. Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës rrezikon pikërisht funksionimin kushtetues të institucioneve të Kosovës që është edhe arsyeja se pse i kam ftuar liderët , që të diskutojmë rrugën përpara”, shtoi Osmani.

“Nuk do të doja të paragjykoja tani për rezultatin, duke vënë parësor interesin e vendit, Kosova ka nevojë sa më parë nevojë për Kuvend, qoftë se jo për asgjë tjetër, në mënyrë që të ketë vendim të Kuvendi të Kosovës sa i përket planit të rritjes, por ka edhe shumë marrëveshje ndërkombëtare dhe ligje, në qoftë se nuk ratifikohen sa më parë pëson Kosova dhe qytetarët”, i shpreh Osmani.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →