Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani në 24-vjetorin e Masakrës së Korishës: Drejtësia për ta është e domosdoshme

nga B G13 maj 2023
Osmani në 24-vjetorin e Masakrës së Korishës: Drejtësia për ta është e domosdoshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përkujtoi 24-vjetorin e Masakrës së Korishës

24-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serb vranë 77 gra, burra, pleq, në mesin e cilëve 14 fëmijë nga fshatrat: Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc.

“Egërsia e regjimit kriminal serb nuk i kurseu as më të vegjlit, jeta e të cilëve u fikë që në fillet e saj. Dhimbja dhe kujtimi për ta do të jenë gjithnjë me ne. Ata do të jenë përkujtues të rrugës së vështirë deri te liria sepse u vranë vetëm pse ishin shqiptarë. Drejtësia për ta është e domosdoshme.I paharruar qoftë kujtimi për ta dhe martirët që u bën guri themeltar i Republikës!”, shkroi Osmani./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →