Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, diskutojnë për raportet e Kosovë-Seli e Shenjtë

nga Kaltrina Berila24 janar 2023
Osmani me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, diskutojnë për raportet e Kosovë-Seli e Shenjtë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Vatikan, sot u prit nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin.
Në takim, siç informoi Presidenca, u diskutua mbi raportet e Kosovës me Selinë e Shenjtë, mbi kultivimin e paqes, harmonisë e bashkëjetesës në mes njerëzve e besimeve të ndryshme, mbi vlerat e përbashkëta, mbi promovimin e mëtejmë të lirive fetare, për rolin e Kishës Katolike në Kosovë si partner të rëndësishëm social.
Po ashtu, u diskutua edhe për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit të Kosovës me Selinë e Shenjtë në fusha të ndryshme.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →