Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani: Lirinë demokracinë dhe të drejtat e njeriut nuk i kemi dhuratë

nga Venera Grabanica11 shtator 2024
Osmani: Lirinë demokracinë dhe të drejtat e njeriut nuk i kemi dhuratë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot ishte paneliste në samitin “Vital Voices” me temën “Si ta mbrojmë demokracinë nga autokracitë!” në Varshavë të Polonisë.

Gjatë diskutimit, Osmani kujtoi vitet nën regjimin serb ku populli hoqi shumë nga Millosheviqi.

Ajo theksoi se “disa liderë psikopatë vranë shumë njerëz vetëm pse mundën, vetëm pse patën më shumë armë”.

“Ne sot demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut nuk e shohim si diçka që na është dhënë (dhuratë), por se ne jetuam në të kundërten e demokracisë. Kjo gjeneratë e fëmijëve tanë është e para që jeton në paqe, sepse në të kaluarën neve na janë dhunuar të drejtat për t’u shkolluar. Sot ne kur i dërgojmë fëmijët në shkolla, ne thjesht vetëm nuk i dërgojmë, por kjo është esenca e demokracisë”, tha ajo.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →