Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani kujton Enver Malokun: Ishte zëri i urtësisë në kohët më të rënda për Kosovën

nga Gentrita Xhemajli11 janar 2026
Osmani kujton Enver Malokun: Ishte zëri i urtësisë në kohët më të rënda për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përkujtuar veprimtarin dhe udhëheqësin e Qendrës për Informim të Kosovës, Enver Maloku, në 27 vjetorin e vrasjes së tij.

Osmani tha se Maloku, besoi te fuqia e fjalës, te dialogu dhe te vizioni rugovian i lirisë, një Kosovë e lirë, demokratike dhe e orientuar drejt Perëndimit.

“Ai ishte zëri i urtësisë dhe i dinjitetit në kohët më të rënda për Kosovën, arkitekt i komunikimit politik që e çoi të vërtetën tonë përtej kufijve”, tha Osmani.

Tutje, shefja e shtetit theksoi se Maloku i shërbeu atdheut me integritet dhe përkushtim, duke lënë gjurmë të thella në rrugën tonë shtetformuese.

“Vrasja e Enver Malokut është krim që ende kërkon vënien e autorëve para drejtësisë. Është obligim i institucioneve të drejtësisë dhe borxh ndaj zërit të së vërtetës sonë. Lavdi jetës dhe veprës së Enver Malokut!”, deklaroi ajo.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →