Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani: Kosova gjithmonë do ta konsiderojë BE-në jo vetëm si një bashkim, por si një fener vlerash

nga B G9 maj 2024
Osmani: Kosova gjithmonë do ta konsiderojë BE-në jo vetëm si një bashkim, por si një fener vlerash

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Evropës. Ajo ka thënë thënë se Kosova do ta konsiderojë Bashkimin Evropian një fener vlerash.

“Kosova gjithmonë do ta konsiderojë BE-në jo vetëm si një bashkim, por si një fener vlerash – vlera që ne i mbrojmë dhe përpiqemi t’i mbajmë çdo ditë”, ka thënë Osmani.

Derisa ka shtuar se vizioni për Evropën e lirë  i përket edhe Kosovës si vend i përkushtuar për t’u anëtarësuar në BE.

“Sot, ndërsa populli i Kosovës i bashkohet bashkëkombësve të tij evropianë në shënimin e Ditës së Evropës, na kujtohet një vizion: një Evropë e tërë, e lirë dhe në paqe”.

“Ky vizion i afrohet realitetit kur të gjitha vendet aspirante dhe të përkushtuara të anëtarësohen në BE”.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →