Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani kërkon mbështetjen e Polonisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

nga B.K17 qershor 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Jashtëm të Polonisë, Zbigniew Rau, me të cilin zhvilluan një diskutim për partneritetin në mes të Kosovës dhe Polonisë si dhe për zhvillimet e sigurisë në rajon dhe Evropë.
“Potencova nevojën e avancimit të raporteve ndërmjet shteteve dhe popujve tanë, si dhe forcimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme, përfshirë mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe strukturat euro-atlantike”, ka theksuar Presidentja Osmani pas takimit me ministrin polak Rau.
Me ftesë të Presidentit Pendarovski, Presidentja Osmani po merr pjesë në Forumin e Prespës për Dialog me temë: Formësimi i të ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore evropiane të sigurisë, i cili po zhvillon punimet nga data 16 deri 18 qershor në Ohër./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →