Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Osmani, Gjukanoviq dhe Komshiq të shqetësuar për zhvillimet e fundit në rajon

nga Venera Grabanica23 shtator 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar të enjten me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, dhe kryetarin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljko Komshiq, në New York, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Siç njofton komunikata nga Presidenca e Kosovës, Osmani, Gjukanoviqi dhe Komshiq kanë shprehur shqetësimin për zhvillimet e fundit në rajon dhe “gjithashtu qëllimin e përbashkët të tyre për ruajtjen e stabilitetit si parakusht për perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor”.
“Të tre presidentët ranë dakord ta vazhdojnë komunikimin dhe dialogun për këtë çështje”, thuhet në komunikatën e Presidencës së Kosovë.
Të tri shtetet kanë refuzuar së fundmi iniciativën e Open Ballkanit që është iniciuar nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Serbia. /21Media
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →