Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani flet për shkarkimin e Dakës: Askush s’mund të më kërcënojë me Gjykatën Kushtetuese

nga Egzona Mehmeti20 tetor 2021

Presidentja Vjosa Osmani sot iu kundërpërgjigj kritikave të Komisionit Evropian, në raportin për Kosovën lidhur me shkarkimin e Valdete Dakës nga KQZ.
Ajo tha se ndërpreja e mandatit të Dakës nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor të 17 tetorit. Ajo u shpreh sa ka pasur përmirësim të dukshëm në punën e KQZ-së dhe se zgjedhjet ishin të organizuara në mënyrë ë shkëlqyer nga udhëheqja e re e KQZ-së, shkruan rtv21.tv
“Legjislacioni në fuqi parasheh se Presidentja është autoriteti kompetent për të emëruar kryesuesen e KQZ-së, sikurse edhe për ndërprerje të mandatit të saj. Pra Presdentja është autoriteti emërues, është autoriteti shkarkues dhe po ashtu autoriteti që bën vlerësimin e integritetit”, tha Osmani dhe shtoi se vendimi për shkarkimin e Valdete Dakës ka qenë në përputhje të plotë me Kushtetutën.
Tutje, Presidentja tha se atë nuk mund ta zbrapsë askush me kërcënime për dërgim në Gjykatën Kushtetuese. “Sa për mua le të më dërgojn% çdo javë nga një rast”, shtoi tutje Osmani.
Ndryshe, Presidentja Vjosa Osmani në muajin qershor e ka shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →