Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani diskuton me Sekretarin e NATO-s për sigurinë në Kosovë

nga Kaltrina Berila26 maj 2025
Osmani diskuton me Sekretarin e NATO-s për sigurinë në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në kuadër të aktiviteteve në ShBA ka biseduar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se gjatë takimit ata kanë biseduar edhe për rolin e rëndësishëm të misionit të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.

“Në kuadër të aktiviteteve në SHBA, bisedova me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, lidhur me situatën e sigurisë në vendin tonë si dhe rolin e rëndësishëm të misionit të NATO-s në ruajtuen e paqes dhe sigurisë në rajon. Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe për një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →