Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani dhe Hovenier diskutojnë për dialogun

nga B G13 tetor 2022

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier.
Me ambasadorin Hovenier, Presidentja Osmani ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend e rajon.
Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është në koordinim të plotë me SHBA-të, në raport me adresimin e çështjeve prioritare.
Në takim u diskutua edhe për dialogun me Serbinë dhe përpjekjet e shteteve aleate për dinamizim të tij.
siç bëhet e ditur në njoftim  Osmani nënvizoi se dialogu duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe pa prekur rendin kushtetues, integritetin territorial, sovranitetin dhe funksionalitetin e vendit./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →