Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

​Oktoberfest mbyllet përkohësisht për shkak të kërcënimit me bombë

nga Gentrita Xhemajli1 tetor 2025
​Oktoberfest mbyllet përkohësisht për shkak të kërcënimit me bombë

Autoritetet gjermane kanë mbyllur përkohësisht Oktoberfest në Munih për shkak të kërcënimit me bombë në një letër të shkruar nga një i dyshuar i akuzuar për vënien e zjarrit në një shtëpi, njoftoi policia lokale.

I dyshuari akuzohet për vënien e zjarrit në një ndërtesë në një mosmarrëveshje familjare. Një person vdiq në incident.

Policia e Munihut tha në X se terreni i Oktoberfest, Theresienwiese, është kontrolluar plotësisht dhe nuk është gjetur asnjë rrezik, dhe Oktoberfest rifilloi pas orës 17:30.

Kryebashkiaku i Munihut, Dieter Reiter, tha se mbyllja e festivalit pasoi “një autor që kërcënonte Oktoberfestin”.

Oktoberfest, i njohur si “Wiesn”, mbahet nga 20 shtatori deri më 5 tetor dhe është festivali më i madh i birrës dhe muzikës folklorike në botë.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →