Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin e Luftës të Ushtrisë së SHBA-së

nga Gentrita Xhemajli7 qershor 2025
Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin e Luftës të Ushtrisë së SHBA-së

Nënkoloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gezim Sada ka diplomuar me sukses në Kolegjin e Luftës të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kolegji i Luftës së Ushtrisë Amerikane ka për qëllim të edukojë dhe zhvillojë udhëheqësit në nivel strategjik, me fokus në aplikimin e fuqisë luftarake tokësore, politikat kombëtare të sigurisë, dhe planifikimit afatgjatë.

Sipas një njoftimi nga ana e FSK-së, oficeri Sada pas një viti studime në këtë institucion prestigjioz, ka diplomuar njëkohësisht edhe në nivelin ‘Master’ në Studime Strategjike.

“Një falënderim i veçantë për partnerin tonë strategjik Shtetet Bashkuara të Amerikës që në çdo fushë të zhvillimit ka mbështetur ngritjen profesionale te FSK”, thuhet tutje në njoftim.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →