Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

OBSH miraton vaksinën Covaxin të Indisë

nga Venera Grabanica3 nëntor 2021

Organizata Botërore e Shëndetësisë miratoi vaksinën e një prodhuesi indian për përdorim urgjent kundër koronavirusit.
Sipas OBSH-së përfitimet e përdorimit të vaksinës Covaxin “i tejkalojnë rreziqet” dhe se ajo është “jashtëzakonisht e përshtatshme për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, për shkak të kërkesave të lehta për ruajtje”.
Covaxin prodhohet nga kompania Bharat Biotech dhe efektiviteti i saj është rreth 78 për qind.
Gjashtë vaksinat e tjera kundër koronavirusit, të miratuara nga OBSH-ja, janë: AstraZeneca, Pfizer/BioNTech, Johnson & Johnson, Moderna, Sinopharm dhe Sinovac.
Rregullatori i barnave në Indi e ka autorizuar përdorimin e Covaxin-it në janar. Kurse, deri në mes të tetorit, në Indi janë dhënë mbi 110 milionë doza të kësaj vaksine.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →