Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

O’Brien: Zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës duhet të ecin përpara

nga Venera Grabanica29 janar 2024
O’Brien: Zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës duhet të ecin përpara

I dërguari special i SHBA-së, për Ballkanin, James O’Brien ka deklaruar se mirëpret vizitat e Miroslav Lajçak në Prishtinë e Beograd.

O’Brien ka thënë se  shteti i Serbisë, duhet t’i mbajë përgjegjësit për sulmin në Banjskë.

Në platformën X, O’Brien tha se dialogu i lehtësuar nga BE, ka mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

”Mirëpres vizitat e Miroslav Lajçakut tek Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq. Mbështetje e fortë e SHBA-së, për dialogun e lehtësuar nga BE. E nevojshme zbatimi i plotë i marrëveshjeve duke përfshirë AKS. Zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës duhet të ecin përpara, koordinim para zbatimit të rregulloreve të reja të monedhave. Republika e Serbisë duhet të mbajë përgjegjës ata që janë përfshirë në sulmin e Banjskës”, ka shkruar O’Brien./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →