Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Numërohen mbi 69% e votave, PS 73 mandate

nga RTV2126 qershor 2017

PS vazhdon të kryesojë dukshëm

Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, ku deri tani janë numëruar mbi 69% të votave. Teksa janë numëruar 3558 kuti, nga 5362 në total në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me 47.86% të votave, e ndjekur nga PD me 28.33% të votave dhe LSI me 14.38% të votave.

Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje.

Por rritje në shifra nuk ka vetëm PS. Një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë se në legjislaturën e lënë pas.

Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →