🌍 Bota
Një i vdekur dhe tre të plagosur nga të shtënat me armë në një qendër tregtare në Kolorado të ShBA-ve
nga Venera Grabanica25 dhjetor 2023
Një burrë u qëllua për vdekje dhe tre persona u plagosën pasi të shtënat me armë zjarri shpërthyen në një qendër tregtare në Kolorado në prag të Krishtlindjeve, ka njoftuar policia të dielën.
CNN raporton se të shtënat kanë ndodhur pas një përleshje në mes dy grupeve.
Kjo ngjarje vjen vetëm një ditë pasi që në një tjetër qendër tregtare në Florida, pati të shtëna me armë ku si pasojë mbeti i vrarë një person.










