RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Një ditë para mbledhjes së qeverive Kosovë-Shqipëri

nga RTV2125 nëntor 2021

Pritet të nënshkruhen rreth 15 marrëveshje mes dy vendeve

Nesër do të mbahet mbledhja e përbashkët të Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë. Në mbledhjen e shtatë me radhë, fokusi i kabineteve qeveritare do të jetë në fushën e lëvizjes së lirë, arsimit, drejtësisë, infrastrukturës, kulturës dhe lehtësimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit tregtar. Lehtësimi i procedurave të lejeve të qëndrimit dhe njohja e sigurimeve shoqërore për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë janë dy marrëveshjet që pritet të nënshkruhen të premten në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Të dyja këto marrëveshje u miratuan edhe në mbledhjen e qeverisë së Shqipërisë./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →