Një avion ushtarak është rrëzuar në një zonë rezidenciale në qytetin jugor të Rusisë, Yeysk, duke lënë të vdekur të paktën tre persona dhe disa të tjerë të lënduar.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se avioni, një bombardues luftarak Su-34, ishte në një fluturim stërvitor kur një nga motorët e tij mori flakë.
Pilotët në aeroplan u hodhën përpara rrëzimit, tha ministria.
“Sipas një raporti nga pilotët, të cilët u larguan nga avioni, arsyeja e rrëzimit ishte një zjarr në një nga motorët gjatë ngritjes”, thuhet në deklaratë.
“Në pikën ku u rrëzua avioni Su-34, në oborrin e një blloku banimi, karburanti i avionit mori flakë”.
Mediat lokale raportojnë se zjarri përfshiu pesë kate të ndërtesës shumëkatëshe dhe një numër blloqesh apartamentesh janë dëmtuar./21Media









