Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Një 76-vjeçare gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj në Leposaviq

nga Venera Grabanica30 maj 2025
Një 76-vjeçare gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj në Leposaviq

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot është gjetur e vdekur një grua e moshës 76 vjeçare në shtëpinë e saj, në fshatin Dobrava të Leposaviqit.

Për vdekjen e viktimës Policia është njoftuar nga stafi mjekësor, i cili kishte shkuar në fshatin Dobrava te Leposaviqit për të vizituar një paciente që ndodhej nën trajtim mjekësor”.

“Sipas informatave të para, me të arritur në vendin e ngjarjes, personeli mjekësor ka hasur në derën e mbyllur të shtëpisë dhe nuk ka arritur të vendosë kontakt me personin në fjalë, për çka ka kërkuar asistencën e Policisë”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.

“Meqë dera nuk është hapur, Policia është detyruar ta hapë atë me forcë. Brenda në një nga dhomat e shtëpisë, në shtrat, është gjetur e shtrirë një femër pa shenja jete. Nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës – femër,  O.M., e lindur në vitin 1949”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →