Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

​Nis sot “Tour of Kosova 2025” në Prishtinë

nga Gentrita Xhemajli4 shtator 2025
​Nis sot “Tour of Kosova 2025” në Prishtinë

Federata e Çiklizmit e Kosovës ka nis sot garën ndërkombëtare “Tour of Kosova 2025”, e cila do të zgjasë deri më 6 shtator.

Kjo garë zhvillohet në kuadër të kategorisë 2.2 të Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit (UCI), duke e bërë atë një ngjarje të rëndësishme në kalendarin sportiv ndërkombëtar. Starti i edicionit të sivjetshëm nis sot në ora 12:00 nga sheshi “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, ndërsa itinerari i garës përfshin autostradën “Ibrahim Rugova” dhe autostradën “Arbën Xhaferi”.

Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë qindra çiklistë nga vende të ndryshme, ndërsa Komiteti Olimpik i Kosovës ka uruar fat dhe suksese përfaqësuesve kosovarë në këtë garë prestigjioze.

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →