🇽🇰 Kosova
Ngritet aktakuzë për dy të dyshuarit në rastin e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu
nga Venera Grabanica1 prill 2024
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu.
Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar avokati Tomë Gashi.
“Po, është ngritur aktakuzë” tha Gashi.
Dy të dyshuarit do të vazhdojnë të mbahen në paraburgim deri në një vendim tjetër të gjykatës.











