Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ngjarjet e datës 28 shtator

nga RTV2127 shtator 2020

Ngjarjet e planifikuara për sot në vendin tonë

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 08.30)

Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI shqyrton planin e punës së komisionit për sesionin vjeshtor. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 9.30)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton planin e punës së komisionit për sesionin vjeshtor. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10.00)

ORCA mban aksionin protestues “Kundër plagjiaturës të përbashkuar”, për denoncimin e plagjiaturave kundër udhëheqësve të ministrive të Arsimit në Kosovë dhe në Shqipëri, Ramë Likaj dhe Evis Kushi. (Para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë, lagjja “Pejton”, ora 10.00)

Agjenda për Ditën e Dëshmorëve të UÇK-së në Ferizaj:

-Ora 10.00 – homazhe te Varrezat e Dëshmorëve;

-Ora 11.30 – përurimi i Pikës 6 të UÇK-së- Jezerc – faza I – në kuadër të Parkut Memorial të UÇK-së – Jezerc

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë bën përzgjedhjen e ekspertëve të jashtëm dhe caktimin e intervistave për dëshmitar. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11.00)

Vazhdon seanca plenare e Kuvendit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. (Salla e Kuvendit, ora 12.00)

Ambasadori i Kosovës në Gjermani Beqë Cufaj përmes video-lidhjes dëshmon në Komisionin parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 14.00)

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori i EMCDDA do të nënshkruajnë marrëveshje pune. (Ministria e Punëve të Brendshme, salla P-01, ora 16.00)

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →