Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nga aksioni i Policisë, ka të arrestuar në Istog dhe Lipjan

nga Venera Grabanica24 shkurt 2021

Aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është zhvilluar edhe në Istog dhe Lipjan.

Bëhet e ditur se dy zyrtarë të Drejtorisë së Bujqësisë në Istog janë arrestuar si dhe është konfiskuar edhe një makinë.

Të arrestuar ka edhe në Lipjan por që nuk dihet numri i tyre.

Kurse nga aksioni para Ministrisë së Bujqësisë, katër zyrtarë të AZHB-së, janë nxjerrë nga Agjencia nën pranga për t’u dërguar për intervistim. Në mesin e tyre edhe kreu i këtij agjencioni Agim Nuha, i cili është në këtë pozitë nga shkurti i vitit 2020. Katër të arrestuarit dyshohen për vepra penale që lidhen me marrjen e ryshfetit./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →