Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nesër mblidhet Kryesia e re e Kuvendit

nga Egzona Mehmeti19 janar 2020

Në rend të ditës disa shqyrtime

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, a thirrur për të hënën, më 20 janar 2020, mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës të Legjislaturës së VII.

Rendi i ditës parashikon shqyrtimin e kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP dhe shqyrtimin e kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Ndryshe, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës më datën 26 dhjetor të vitit të kaluar, ndërkohë që Qeveria e re ende nuk është formuar.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →