Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Nesër hapet Pavioni i Kosovës në Venedik

nga B.K20 maj 2021

Nesër, në kuadër të ekspozitës së 17 Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venedikut, do të inaugurohet Pavioni i Kosovës.

Në kuadër të temës së përgjithshme të Bienales “How will we live together” ekspozita e Kosovës me titull “Containporary” është ideuar dhe kuruar nga arkitekti dhe artisti Maksut Vezgishi. Komisioner i Kosovës është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përfaqësuar nga Jehona Shyti.

Inaugurimi zyrtar i Pavijonit të Kosovës do të bëhet nga Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ne Arsenale. I pranishëm në inaugurim do të jetë edhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, si dhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Romë, Lendita Haxhitasim.

Më poshtë gjeni linkun e Pavijonit të Kosovës./21Media

https://kosovopavilion17th.com/?fbclid=IwAR3FBTQ1CO7OBM6Ngqu31MbXXBdosfxjDc7K3tvumrg1uypq5WUcjeQvB9c

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →