Në takimin e Osmanit me Këshillin e Atlantikut të Veriut të NATO-s, pjesëmarrëse edhe Ukraina e Armenia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut, organi kryesor vendimmarrës i NATO-s.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Osmani theksoi rolin e pazëvendësueshëm të KFOR-it në ruajtjen e paqes.
“Duke theksuar rolin e pazëvendësueshëm të KFOR-it në ruajtjen e paqes, ritheksova përkushtimin e palëkundur të Kosovës ndaj vlerave euroatlantike dhe partneritetit tonë strategjik me NATO-n”, ka shkruar Osmani.
Gjithashtu, Osmani ka falënderuar vendet partnere të NATO-s—Ukrainën, Armeninë, Austrinë, Zvicrën e Greqinë —për praninë e tyre në takim, duke theksuar përkushtimin e përbashkët për një botë më të sigurt dhe më të qëndrueshme për të gjithë.
Këshilli i Atlantikut të Veriut (North Atlantic Council – NAC) është organi kryesor vendimmarrës i NATO-s.











