Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Në selinë e NATO-s flamujt ulen në gjysmështizë në solidarizim me Turqinë

nga Kaltrina Berila7 shkurt 2023
Në selinë e NATO-s flamujt ulen në gjysmështizë në solidarizim me Turqinë

Flamujt në selinë e NATO-s u ulën në gjysmështizë për të treguar solidaritet për shkak të viktimave nga tërmeti në Turqi.
Flamujt e 30 vendeve aleate para selisë së NATO-s në Bruksel, do të qëndrojnë gjysmështizë deri nesër në mbrëmje, në shenjë solidariteti me Turqinë dhe popullin turk si dhe për ata që humbën jetën nga tërmeti.
Në deklaratën e Misionit të Përhershëm të Turqisënë NATO në rrjetet sociale thuhet: “Falënderojmë sinqerisht aleatët tanë për këtë mesazh domethënës dhe solidarizues dhe për ndihmën që i kanë dërguar vendit tonë që nga dje”.
Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesku deklaroi se vendet anëtare të NATO-s kanë mobilizuar përpjekjet e ndihmës për të mbështetur ata që kanë nevojë për ndihmë në zonën e tërmetit.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →