Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Në Prishtinë ndizen qirinj për nderë të ish-presidentit Bush

nga B G5 dhjetor 2018

Ceremonia shtetërore e varrimit të George H. W. Bush u zhvillua sot

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi dhe shumë qytetarë sonte ndezën qirinj para Teatrit Kombëtar në Prishtinë për nderë të ish-presidentit amerikan, George H.W. Bush.

Me këtë rast, ministri Bytyqi tha se përveç që sot ka marrë vendim që në të gjitha shkollat e Kosovës ora e parë t’i kushtohet miqësisë mes SHBA-së dhe Kosovës, ndezja e qirinjve në orët e mbrëmjes po bëhet në shenjë respekti dhe nderimi për kontributin e presidentit George H. W. Bush.

“Konsideroj që ky respekt është i nevojshëm, sepse vërtet ka bërë shumë për popullin tonë dhe për Kosovën në vitet kur ishte në pyetje ekzistenca e vendit tonë dhe humbja e shpresës. Ishte pikërisht presidenti Bush, tashmë i ndjerë, i cili i pari dha një sinjal dhe një shpresë të madhe për popullin tonë, kur edhe vendosi vijat e kuqe”, shtoi Bytyqi.

George H.W. Bush ishte presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kishte shërbyer gjatë viteteve 1989-1993.

Bush ka vdekur  më 30 nëntor të këtij viti, sot SHBA zhvilloi ceremoninë shtetërore të varrimit, ndërkohë edhe në Kosovë, Presidenti Hashim Thaçi shpalli ditën e stome ditë zie shtetërore për nderë të Bushit.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →