Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Në panairin e librit Hoti vazhdon premtimet

nga Egzona Mehmeti7 qershor 2017

Avdullah Hoti tha se Qeveria e tyre do të mbështes Panairin e Librit dhe botuesit e librave

I nominuari për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti sot ka vizituar Panairin e Librit i cili është hapur dje në Prishtinë.

Hoti tha se ai është vizitues i rregullt i panaireve të tilla. “Unë ftoj qytetarët që ta vizitojnë më shumë këtë Panair. Është mënyra më e mirë për t’u informuar, për të qenë në rrjedha me ngjarjet më të reja. Unë jam këtu për të treguar para votuesve që do të kenë mbështetjen time ashtu siç e kanë pasur. Ne e kemi mbështet si Qeveri këtë Panair të Librit dhe do të vazhdojmë ta mbështesim dhe panairet dhe botuesit në veçanti. Sidomos në profilet ku ne mendojmë që ka nevojë sa më shumë libra të botohen”, tha Hoti.

Panairin e Librit do ta vizitojë edhe kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje Albin Kurti./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →