Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBasketboll
🏀 Basketboll

Në kërkim të finales, sot përballja e madhe Trepça-Sigal Prishtina

nga B G29 janar 2025
Në kërkim të finales, sot përballja e madhe Trepça-Sigal Prishtina

Në kërkim të finales së Kupës së Kosovës, sot përballja e madhe Trepça-Sigal Prishtina

Mesjava sjell super ndeshjet e kthimit në gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës te meshkujt.

Ndeshje mjaft interesante pritet ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës, si dhe mes Bashkimit dhe Vëllaznimit, ku të katër skuadrat duan kualifikimin në finalen e Kupës më 12 shkurt në Prishtinë.

Dy rivalët e vjetër, Trepça dhe Sigal Prishtina përballen të mërkurën në “Minatori”, ku pritet atmosferë e zjarrtë. Në ndeshjen e parë, prishtinasit fituan 67:65, edhe pse kishin epërsi deri në 24 pikë, 27:3. Dy pikë dallim bën që sfida të jetë e paparashikueshme. Mitrovicasit duhet të fitojnë me tre pikë dallim nëse duan kualifikimin tutje, ndërsa bardhekaltrit humbja me një pikë, barazimi apo fitorja i kualifikon tutje.

18:30 Trepça – Sigal Prishtina

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →