RTV21
BallinaSport
Sport

Nadal shkruan histori, fiton titullin e 21-të të Grand Slam

nga Xh.D30 janar 2022

Rafael Nadal ka fituar titullin rekord të 21-të të Grand Slam për meshkuj në mënyrën më mahnitëse.
Daniil Medvedev po zhvillonte një ndeshje dhe ishte në rrugë të duhur për të fituar titullin e tij të dytë radhazi madhor, por Nadal nuk e lejoi këtë gjë dhe luftoi deri në rikthimin e madh nga 0-2 me sete në 3-2.
35-vjeçari spanjoll ka shënuar fitore të ‘pabesueshme’, por kjo sigurisht që njihet si fitorja më e mahnitshme Grand Slam në karrierën e tij.
Arritja e Nadalit vjen vetëm disa muaj pasi ai mendoi se nuk do të mund të kthehej më në turne për shkak të një dëmtimi në këmbë.
Në mungesë të Novak Gjokoviç, të cilit nuk iu lejua pjesëmarrja në “Australian Open” për shkak se nuk ishte vaksinuar kundër Covid-19 dhe të dëmtuarit Roger Federer në Melburn, Nadal ka kaluar përpara rivalëve të tij të mëdhenj në garë për të përfunduar me shumicën e titujve kryesorë./21Media

ETIKETA:#Sport#Lajme
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →