Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mustafa: Demarkacioni në Kuvend, kur të binden deputetët që ta votojnë

nga E.Bullaku14 prill 2017

Mustafa nuk beson se vendi do të shkojë në zgjedhje

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë se kur Qeveria do ta dërgojë Demarkacionin në Kuvendin e Kosovës. Ai tha se së bashku me partnerin qeverisës do ta shikojnë kohën më optimale derisa t’i bindin deputetët që ta votojnë atë.

Mustafa tha po ashtu se do të bëjnë presion edhe te shtetet e Bashkimit Evropian që të ndihmojnë të dalin nga kjo krizë. Ai nuk beson se vendi do të shkojë në zgjedhje, pasi që beson se deputet do ta votojnë Demarkacionin.

Këtë deklaratë kryeministri i vendit e bëri gjatë një vizite në fabrikën e përpunimit të drurit “Hoti” në Prizren./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →