Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Musliu: Qeveria po i vë kushte deputetëve – kjo është diktaturë

nga Kaltrina Berila6 tetor 2023
Musliu: Qeveria po i vë kushte deputetëve – kjo është diktaturë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, që mos t’i përgjigjet pyetjeve parlamentare të opozitës pasi ata s’po i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

Musliu tha se në rast se qeveria i vë kushte deputetëve, atëherë ajo është diktaturë.

“Kjo është diktaturë, por s’do të lejojmë që të instalohet diktatura këtu. Pyetjen parlamentare e kam bërë për Xhelal Sveçlën, por meqë Xhelal Sveçla s’ka ardhë me protestu e me ja majtë zhagun Albin Kurtit këtu, unë pyetjen s’po e bëjë, por po i bëjë thirrje Xhelal Sveçlës, mblidhe kabinetit nga ‘Belvedere’ e bire në Prishtinë, e leje policinë të qetë t’i kryejnë detyrat e tyre”, tha Musliu.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se ai dhe kabineti qeveritar nuk do t’i përgjigjet pyetjeve parlamentare pasi opozita s’po i voton marrëveshjet ndërkombëtare.

Kjo ngjalli reagimin e opozitës, ku AAK-ja dhe LDK-ja lëshuan sallën e kuvendit.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →