Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Murati akuzon partitë opozitare për bllokim të konstituimit të Kuvendit

nga B G21 prill 2025
Murati akuzon partitë opozitare për bllokim të konstituimit të Kuvendit


Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, u ka hedhur fajin partive opozitare, duke thënë se po bllokojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se të gjithë deputetët i detyron Kushtetuta që të marrin pjesë në votim.

“Edhe një seancë të radhës, pra, ku partitë opozitare, subjektet opozitare, vazhdojnë bllokadën apo vazhdojnë taktikat bllokuese në konstituimin e Kuvendit. Kushtetuta është mjaft e qartë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës thotë që është e drejtë ekskluzive e partisë fituese ta propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi, ndërsa, për dallim prej mënyrës se si formohet qeveria – ku partia fituese duhet të sigurojë edhe shumicën – te votimi për kryesinë e Kuvendit, pra kryetarin dhe nënkryetarin, kemi edhe interpretimin e Gjykatës Kushtetuese ku kërkohet që të gjithë deputetët duhet të jenë prezent dhe e kanë obligim që të votojnë.

Pra, duhet të marrin pjesë të gjithë deputetët, pasi që është detyrë e krejt partive parlamentare që të konstituojnë Kuvendin, që të votojnë për kryesinë e Kuvendit”, tha Murati./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →