Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Moti: Nesër temperatura pranverore

nga RTV2125 janar 2020

Temperatura më e lartë e ditës 10 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 10 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →