Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

nga Gentrita Xhemajli18 mars 2025
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ftohtë. Mëngjesi në veçanti do të jetë mjaft i ftohtë dhe me acar. Temperaturat pritet të luhaten nga -2 deri në -6 gradë Celsius. Në viset malore edhe më acar. Dita vijon me diell dhe erëra të ftohta nga veriu e verilindja, por temperaturat rriten deri në 10 gradë Celsius në Dukagjin.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jo aq i ngrohtë. Mëngjesi do të jetë me acar në të gjitha viset kontinentale, acar i fortë në viset kodrinore-malore. Dita vijon me diell dhe rritje graduale të temperaturave.

Nga e Enjta do të kemi rikthim gradual të temperaturave pranverore, edhe pse edhe mëngjesi i së Enjtes pritet të jetë mjaft i ftohtë, vende-vende me acar. Për fundjavë pritet mot relativisht i ngrohtë, por me shtim të vranësirave dhe nganjëherë me reshje lokale shiu./MeteoBallkan

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →