Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mosha e viktimave që humbën jetën nga Covid-19

nga Venera Grabanica15 shkurt 2022

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovës si pasojë e infektimit me Covid-19 kanë vdekur dy persona.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë bëhet fjalë për një burrë nga Ferizaj i grupmoshës 70-79, dhe për një burrë të grupmoshës 50-59 nga komuna e Prizrenit.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 373 raste të reja. Grupmosha që ka shënuar më shumë raste të reja është 30-39. Në 24 orët e fundit me Covid-19 janë infektuar edhe 21 fëmijë të grupmoshës 0-9 vjeç.
Komuna e Prishtinës prinë me numrin më të madh të infektimeve gjatë 24 orëve të fundit me 77 raste. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →