Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

​Moldavia në terr pas sulmeve ruse në Ukrainë

nga B.K15 nëntor 2022
​Moldavia në terr pas sulmeve ruse në Ukrainë

Moldavia raportoi sot një “errësirë territori” pasi sulmet ushtarake ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës rrëzuan një linjë kryesore të transmetimit që e furnizon atë me energji elektrike, tha ministri i Infrastrukturës Andrei Spinu.
“Pas bombardimeve ruse të sistemit energjetik të Ukrainës që ndodhi në orën e fundit, një nga linjat e transmetimit që furnizon vendin tonë me energji elektrike është shkëputur”, tha Spinu.
Ai tha se kjo kishte çuar në ndërprerje të mëdha të energjisë në të gjithë vendin, duke shtuar se linjat e transmetimit “nuk u dëmtuan, por u shkëputën automatikisht për arsye sigurie” dhe se furnizuesi, Moldelektrica, po punonte për riparime.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →