RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ministrja gjermane thotë se Ukraina duhet të bëhet anëtare e plotë e BE-së

nga Miranda Beqaj10 maj 2022

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka thënë se Ukraina duhet të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian në një moment, por gjithashtu thotë se nuk mund të ketë rrugë të shkurtër për anëtarësimin.
Baerbock aktualisht po viziton Ukrainën dhe ka njoftuar rihapjen e ambasadës gjermane në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.
Ajo thotë gjithashtu se Gjermania do të zvogëlojë importet e naftës ruse në zero, e cila “do të mbetet e tillë përgjithmonë”./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →